Në rast se dëshironi të porosisni ushqim apo të gjeni hotel jashtë vendit ku jetoni dhe keni problem me gjuhët e huaja, atëherë mos u shqetësoni më.
Një pajisje e ardhshme për vesh thuhet se do të jetë në gjendje të përkthej fjalët ashtu si ‘Babel Fish’ që jemi mësuar ta shohim në filmat shkencor, shkruan portali arbresh.info.
Sistemi, i quajtur Pilot, përbëhet nga dy pjesë që duhet të vendosen tek dy njerëz që nuk flasin të njëjtën gjuhë që përmes një aplikacioni biseda ndërmjet tyre të jetë më e lehtë. Po ashtu, kjo pretendohet të jetë pajisja e parë e mençur për tu vendosur në vesh që është në gjendje të përkthej ndërmjet dy gjuhëve.
“Pajisja e vogël përdorë teknologjinë për përkthim në mënyrë që t’i lejojë dy njerëzve të flasin gjuhë të ndryshme, por të kuptojnë qartë njëri-tjetrin”, deklaroi Waverly Labs, kompania prapa kësaj teknologjie.
Derisa gjenerate e parë e pajisjes punon vetëm duke folur me dikë që ka të vendosur gjithashtu atë në vesh, gjeneratat e ardhshme mund të dëgjojnë gjithçka që mund të ndodhë afër, pra dy pajisje nuk do të jenë më të nevojshme. Po ashtu, kompania me bazë në Nju Jork ka thënë se pajisjet që punojnë pa tela mund të përdoren nga një person edhe për të dëgjuar muzikë.
Pajisja është zbuluar nga themeluesi i Waverly Labs, Andrew Ochoa, i cili ka thënë se idea për këtë erdhi pas takimit me një vajzë franceze. Në lansim, pajisja do të mbështes gjuhën angleze, spanjolle, franceze dhe italiane. Gjuhët e tjera si sllave, arabe, apo indiane pritet të jenë në dispozicion së shpejti./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA