Peugeot synon të ofrojë një chatbot me Inteligjencë Artificiale (AI) për blerësit e veturave në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Britani të Madhe.
Një numër në rritje i prodhuesve të automjeteve, duke përfshirë Mercedes-Benz dhe Volkswagen, po shtojnë asistentë zanorë të bazuar në ChatGPT për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të ndihmuar klientët.
“Është një veçori e re që ju lejon të kontrolloni sistemet e veturës duke mbajtur duart në timon dhe duke parë rrugën. Kjo do të na ndihmojë t’u përgjigjemi pyetjeve dhe temave të ndryshme”, tha Jerome Micheron, drejtor produkti në Peugeot.
Kur shoferi aktivizon asistentin zanor “OK Peugeot”, ai do të jetë në gjendje t’u përgjigjet një sërë pyetjesh, nga navigimi deri tek ndërveprimi me pasagjerët për tema të ndryshme duke përdorur AI.
Mercedes-Benz është prodhuesi i parë i automjeteve që do të ofrojë një version të ChatGPT për klientët amerikanë. Kompania përdor gjetjet për të përmirësuar teknologjinë përpara se ta ofrojë atë në tregje të tjera.
Volkswagen demonstroi asistentin e ri zanor me fuqi ChatGPT në sedanin e ri elektrik ID.7 muajin e kaluar gjatë CES në Las Vegas. Ky asistent do të bëhet standard në shumë modele Volkswagen duke filluar nga tremujori i dytë i këtij viti. /Telegrafi/
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...