Teknologjia moderne dhe rrjetet sociale kanë ndikuar në lehtësimin e shumë gjërave në jetën e njeriut, ndër to edhe të bërit biznes. Ditëve të sotme, prezenca online e një biznesi është shumë e rëndësishme. Instagrami konsiderohet ndër platformat kryesore për të bërë marketing dhe për t’i rritur bizneset.
Mirëpo, cilat janë disa nga gabimet më të zakonshme të bizneseve kur bëjnë marketing në Instagram?
Bio duhet të jetë sa më e thjeshtë. Një bio e gjatë me shumë informacione rreth biznesit është shumë e mërzitshme. Mundohuni të cekni vetëm informacione të shkurta, koncize dhe të rëndësishme. Sa i përket produkteve, shfrytëzoni pjesën e “hyperlinks” për ta vendosur linkun i cili pastaj personat e interesuar i çon automatikisht tek produkti dhe aty mund të lexojnë rreth produktit apo shërbimeve. Keni parasysh se edhe përdorimi i emojis mund ta lehtësojë mesazhin për audiencën tuaj.
Duke e mbajtur faqen private, ju vendosni kufizime për njerëzit. Një llogari personale është e kuptueshme nëse është private por jo e njëjta duhet të ndodhë me faqet e biznesit, të cilat duhet të jenë të qasshme për audiencën. Një faqe private zbehë mundësinë për të tërhequr klientë dhe për të rritur numrin e ndjekësve.
Për t’i bërë marketing të mirë biznesit tuaj nëpërmjet Instagramit, një rëndësi e posaçme duhet t’ju kushtohet postimeve. Jo gjithmonë disa gjëra që postohen nëpër llogari private janë të përshtatshme edhe për faqet e biznesit. Përmbajtjet si: shkrime, foto apo video, duhet të lidhen me biznesin. Gjithashtu, kushtoni rëndësi edhe cilësisë së fotografive dhe videove që tregojnë për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve që biznesi ofron.
Hashtagët janë element thelbësor i marketingut në Instagram. Ato mund të përdoren për të promovuar emrin e biznesit. Që hashtags të jenë efektiv, duhet t’i përdorni drejtë. Ideja e përdorimit të hashtagëve është që të jenë më lehtë të kërkueshëm, ndërsa përdorimi i gabuar ose edhe i tepërt i hashtagëve mund të dëmtojë emrin e biznesit.
Duke mos ju përgjigjur ndjekësve, mund të jeni duke e dëmtuar biznesin tuaj. Nëse ndonjëri nga ndjekësit ju pyet diçka lidhur me produktet apo shërbimet, merrni mundin që t’ju ktheni një përgjigje. Edhe nëse ndjekësit po ju japin vetëm sugjerime, pranoni dhe përgjigjuni me modesti. Gjithashtu, çdo klient ose ndjekës mund të ketë nevojë për ndihmë në lidhje me produktet ose markën tuaj. Ju duhet t’u ofroni atyre shërbim të mirëfilltë.
Sa më shumë që postoni, aq më shume ndjekës do të keni. Bëni një plan se çka do të postoni secilën ditë dhe ndiqni atë plan. Mundohuni që postimet t’i bëni sa më kreative./AkademiPune/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...