Google ADS

Përshëndetuni me Mercedesin AMG të ri, duket tejet sportiv

12:24 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Përkundër faktit se debutimi zyrtar ka të ngjarë të jetë vetëm disa ditë larg, modeli AMG GT R Black Series nga firma e prodhimit të makinave Mercedes është bërë publik në Instagram.

Siç vërehet, për dallim nga modeli aktual, modeli i ri ka modifikime në pjesën e eksterierit, gjegjësisht një grill Panamericana, ndarës në pjesën e përparme të fibrave të karbonit dhe pragje të zgjeruaara ansore, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

AMG GT R posedon motor 4.0-litërsh të tipit V8, i cili është i aftë të prodhojë 720 kuaj-fuqi.

Sipas burimeve të CarBuzz, vetura do arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 km në orë për vetëm 3.3 sekonda.

Shpejtësia maksimale e makinës do jetë 321 km në orë.

Automobili do të kushtojë rreth 250 mijë euro.

https://www.instagram.com/p/CCZfXWEl0qr/?utm_source=ig_embed

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme