Facebook ka bërë ndryshime të reja për opsionin video call në WhatsApp, Messenger dhe aplikacionin e tij kryesor, pas kërkesës së shtuar për to gjatë vetizolimit.
Bisedave në grup, tashmë, mund t’u bashkohen deri në 50 persona.
Kompania i tha BBC se i lancoi tiparet më herët sesa ishte planifikuar për shkak të bllokimit të koronavirusit.
Facebook tha se kishte punuar me kriptografë për të parandaluar që të ftuarit e padëshiruar të hynin në biseda të ndryshme.
Karakteristikat e reja janë lancuar për disa përdorues në Mbretërinë e Bashkuar të premten dhe do të duhen disa javë që të arrijë tek të gjithë anëtarët e Facebook.
Tipare të reja
Ashtu si Houseparty, Messenger-i do t’i lërë njerëzit të hyjnë dhe dalin nga biseda me video ndërsa ajo vazhdon të qëndrojë e hapur.
Grupet e bisedave mund të krijohen përmes Facebook ose Messenger dhe kompania tha se planifikoi të shtonte funksionin në Instagram dhe WhatsApp “së shpejti”.
Njerëzit që krijojnë një grup bisede do të jenë në gjendje ta mbajnë atë privat, të bllokojnë pjesëmarrësit e padëshiruar dhe të dërgojnë ftesa për njerëzit që nuk janë në Facebook.
Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të përdorin filtra të realitetit të shtuar dhe të ndryshojnë sfondin e tyre në kohë reale.
Shërbimi u testua në Argjentinë dhe Poloni, ku Facebook Messenger është përdorur shumë. Gjatë testimit, mund të merrnin pjesë 17-20 pjesëmarrës njëherësh, por Facebook tha që numri do të rritet në 50 gjatë javëve të ardhshme.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...