Si duket Samsung nuk do të pushojë as edhe një moment.
Para tre javësh, u zbulua se një defekt i baterisë ishte përgjegjës për një numër të madh shpërthimesh të Galaxy Note 7, të ndodhura gjatë kohës që ato kishin qenë duke u karikuar. Sapo Samsung e konfirmoi problemin, premtoi se do t’i zëvendësonte të gjithë telefonët e blerë me të rinj të cilët do të ishin të sigurtë dhe nuk do të kishin më probleme me baterinë.
Samsung e zbatoi këtë dhe filloi programin e zëvendësimit të telefonave, ku tashmë janë realizuar më shumë se gjysma e tyre.
Sidoqoftë, disa konsumatorë në Korenë e Jugut të cilët ishin pjesë e programit të shkëmbimit, kanë raportuar përsëri probleme të celularit të tyre, tashmë të atij të riut, të zëvendësuar. Problemet konsistojnë në nxehjen e pajisjes gjatë kohës së karikimit dhe humbjen e shpejtë të energjisë rezerve të celularit.
Numri i saktë i ankesave drejt Samsung nuk dihet akoma, sidoqoftë, firma komentoi të Premten mbi këtë duke thënë se “problemi është krejtësisht i palidhur me baterinë,” dhe e referoi incidentin si ‘rast i veçantë’ e lidhur kjo me prodhimin në masë.
Samsung ka filluar gjithsesi një ‘ekzaminim të imët’ mbi problemin./Arbresh.info
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...