Të gjithë ata që përgjojnë të tjerët në Instagram mund të marrin frymë lirisht. Rrjeti social ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga plani për t’i treguar përdoruesve të tij se dikush i ka bërë “screenshot” Story-t të tyre.
Eksperimenti u provua në Japoni rreth një vit më parë, por Instagrami atëherë u kritikua për faktin se nuk sqaronte se si do e tregonte këtë gjë.
Shumë u trembën nga fakti se zakoni i tyre i “frikshëm” për t’i bërë “screenshot” personit që pëlqenin do të zbulohej.
Por, tani nuk kanë pse shqetësohen. Instagrami ka hequr dorë nga ky opsion, pa sqaruar se pse./tch/
Gjykata e BE-së: Çdo grua afgane mund të aplikojë për azil n...
FIFA kërkon që dy sporte të reja të përfshihen në Lojërat Ol...
Rreth 30 familje detyrohen të evakuohen si pasojë e përmbytj...
Forcat ukrainase godasin me dronë kamikaz rafinerinë ruse në...
Lajçak për sulmin e Banjskës: Përgjegjësit duhet ndëshkuar
Përmbytjet në Bosnje, Begaj solidarizohet me qytetarët e pre...