Një studim i ri nga Consumer Intelligence Research Partners (CIRP) thotë se përdoruesit e Android janë më besnikë sesa ata iOS.
Raporti i publikuar fillimisht nga TechCrunch thotë se jo vetëm që besnikëria ndaj Android është në rritje që nga 2016-ta, por aktualisht është në pikën më të lartë, shkruan PCWorld Albanian.
Për të matur besnikërinë e secilës platformë, studimi analizoi përqindjen e konsumatorëve që qëndruan me sistemin operativ edhe pasi ndryshuan telefon në 2017-ën.
91% qëndruan me Android ndërsa në rastin e iOS vetëm 86%. Bashkëthemeluesi i CIRP lidhur me fenomenin në fjalë shprehej: “Me vetëm dy sisteme operative në treg, mesa duket përdorues përzgjedhin njërin, mësojnë rreth tij, investojnë në aplikacione dhe memorie dhe qëndrojnë me të.”
Besnikëria ndaj iOS dhe Android ka ndryshuar përgjatë viteve. Në 2013-ën përdoruesit e iOS ishin më besnik or e njëjta nuk mund të thuhet për periudhën Janar 2016 – Dhjetor 2017.
Android ka një numër më të madh përdoruesish sesa iOS.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...