Një qytetar rus ngriti padi “për paragjykim moral” kundër “Apple”, duke e akuzuar kompaninë se e kishte bërë homoseksual përmes një aplikacioni të shkarkuar në platformën e tij, thuhet në një kopje të padisë, siguruar nga AFP.
Paditësi, mbiemri i të cilit është Razoumilov, pretendon se ka shkarkuar me kriptomonedha një aplikacion nga “Apple Store” dhe ka marrë një transfertë prej 69 “GayCoins” në vend të ”Bitcoins” që kishte porositur. Transferta u shoqërua edhe me një mesazh në anglisht “Mos gjykoni përpara se të provoni”.
“Nisur nga mesazhi vendosa të provoj marrëdhëniet homoseksuale. Prej dy muajsh kam një lidhje intime të qëndrueshme me dikë të gjinisë sime dhe s’mund të kthehem pas. Nuk di si t’ia shpjegoj këtë prindërve. Jeta ime ka ndryshuar për keq dhe s’do të kthehet më në normalitet”, deklaroi ai në padinë e tij.
Paditësi kërkon një milion rubla (14 000 euro) dëmshpërblim dhe interesa nga firma “Apple”, sepse duke e manipuluar, e ka shtyrë drejt homoseksualitetit.
ShKKSh-ja e policia e gjejnë istogasin e shpallur të humbur
Kryeministri Kurti takoi artistë dhe profesionistë të rinj t...
Opozita serbe kërkon krijimin e një alternative ndaj Listës ...
Personave me diabet në Kosovë u mungon përkrahja institucion...
Rama ndanë pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Koso...
Osmani takon ministren e Australisë, diskutojnë për thellimi...