Ata që kalojnë shumë kohë para ekranit të smartfonëve, janë më impulsivë. Ky fakt nënvizohet nga një studim gjerman i botuar në revistën shkencore “PLOS ONE”, sipas të cilit kjo tendencë është veçanërisht e vërtetë për ata që përdorin rrjetet sociale dhe lojërat.
“Që të dyja aplikacionet ofrojnë përfitime afatshkurtra”- shpjegon për CNN Tim Van Endert, një nga studiuesit. “Shpërblimet vijnë në formën e pëlqimeve në rastin e rrjeteve sociale, apo të kalimit të disa niveleve në rastin e lojërave elektronike”-thotë ai.
E dua tani!
Studimi analizoi 100 vullnetarë me smartfonët e tyre, duke vlerësuar vetëkontrollin dhe gatishmërinë e tyre, për të pranuar ose jo shpërblime menjëhershme. Rezultoi se ata që kalonin më shumë kohë para ekranit të telefonit të tyre, kishin tendencën të pranonin shpërblime të vogla menjëherë, në krahasim me ata që ishin më pak të varur nga telefoni i tyre. Ata kishin një vetëkontroll më të madh, dhe ishin të gatshëm të prisnin më gjatë për shpërblime më të mëdha.
Të fiksuar pas telefonit
Dy aspekte të tjera interesantë dolën nga studimi në fjalë. Së pari, është që shumica e pjesëmarrësve (71 për qind) e nënvlerësonin kohën e përdorimit të smartfonit të tyre. Së dyti, që në disa raste koha e kaluar para ekranit të smartfonit ishte mbi 10 orë në ditë. “Unë u befasova se sa kohë kalojnë disa njerëz me aplikacione sociale dhe lojëra”,- u shpreh Van Endert.
Lidhjet
Me kalimin e viteve, disa studime kanë treguar se prirja për të preferuar shpërblime të vogla, afatshkurtra, është shenjë e sjelljes negative. Përdorimi i tepërt i telefonave celularë, është lidhur indirekt me zgjedhje të dëmshme, si përdorimi i drogës, apo varësia ndaj alkoolit dhe lojërave të fatit.
Nëse nga njëra anë rezultatet e këtij studimi, paralajmërojnë ata që janë të vetëdijshëm, mbi rreziqet e përdorimit të tepërt të smartfonëve të tyre, ato u japin gjithashtu politikanëve një burim reflektimi, për t’i orientuar qytetarët drejt një përdorimi më të matur të teknologjisë. / Focus – Bota.al
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...