Abuzimi me përdorimin e rrjetit internet veçanërisht gjatë fazës së adoleshencës ka pasoja afatgjata në jetë, pasi ul ndjeshëm ndërveprimin mes zonave të ndryshme të trurit, krijon humbje dhe redukton aftësinë për socializim, për të ushqyerin dhe gjumin.
Preken të gjitha këto duke krijuar vërtet varësi, që në rastet më të rënda çon në izolim total të personit.
Janë analizuar të dhënat e 237 adoleshentëvetë diagnostikuar me varësi ndaj internetit, që karakterizohet nga një paaftësi për t’i rezistuar impulsit për të përdorur internetin dhe që ndikon negativisht në mirëqenien e personit.
Por edhe në jetën sociale, akademike dhe profesionale. Nga rezonancat magnetike të trurit rezulton se efektet mbi mënyrën e të funksionuarit janë mjaft të ngjashme me ato që vërehen kur ka abuzim me drogat apo alkoolin.
Në funksionet që preken direkt janë humbja e koordinimit fizik, memorja afatshkurtër, kontrolli i impulsive, kapacitetit i përqendrimit dhe aftësia për të marrë vendime, motivimi dhe përpunimi i informacioneve.
Pra varësia nga interneti, pavarësisht se është një term i ri pasi i tillë është relativisht edhe fenomeni, në të ardhmen duke u bazuar në këto ritme, do ndikojnë vërtet negativisht dhe me pasoja afatgjata tek njeriu./tvklan.al
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...