Përdorimi i telefonave gjatë vozitjes mund të shkaktojë vdekjen (Video)

09:55 | 28 Mars 2015
Arbresh Info

Nuk mund të themi se nuk kemi dëgjuar asnjëherë, ndoshta edhe e kemi provuar ndonjë fatkeqësi të tillë. Fenomeni që është bërë tashmë thuajse i zakonshëm në mbarë botën ‘të shkruash duke vozitur’ ka filluar të rrezikojë me të madhe jetën e njerëzve.

Aksidentet e tilla kanë arritur deri edhe në pikën fatale duke humbur jetë njerëzish e deri në dëmtime të vogla. Shoqata Amerikane e Automjeteve (AAA) ka postuar një video në YouTube duke shfaqur një mori aksidentesh të cilat kanë ndodhur si pasojë e përdorimit të telefonave gjatë vozitjes.

Është thjeshtë tronditëse të shikosh skenat e tilla, jo që kanë ndonjë përmbajtje eksplicite, por thjeshtë largimi i vëmendjes tuaj për një apo dy sekonda kthehet në një ngjarje tragjike.

Kërkojmë nga të gjithë ju lexues të portalit ITshqip të shpërndani këtë video apo të lajmëroni të afërmit se të shkruash kur jeni duke vozitur mund të rezultoi deri në fatalitet./itShqip/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme