Përditësimi në Instagram sjellë funksione të reja

09:11 | 27 Korrik 2015
Arbresh Info

Duket që versioni 7.3 për Instagram nuk ka sjellur vetëm funksione të reja në ‘Explore’, por ky version ofron edhe një pamje krejt të re për rregullin e fotove dhe shpërndarjen e tyre në mënyrë më të shpejtë.

Ndërtimi i fundit në Instagram për platformën Android përmban një pamje të re tek faqja Edit, Location Tag, User Tag dhe Caption, shkruan arbresh.info. Po ashtu, përditësimi i fund ka zbuluar edhe një funksion të ri për shfaqjen e filtrave në një mënyrë ndryshe.

instagram-new-edit

Me funksionet e reja për rregullim të fotove në Play dhe App Store, duket se Instagram është duke u bërë vendi i duhur ku njerëzit bëjnë rregullim e fotove para se t’i shpërndajnë ato në platforma të ndryshme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme