Photomath është një aplikacion për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në zgjidhjen e problemeve komplekse në matematikë. Programi jo vetëm që i zgjidh ushtrimet e ndërlikuara, por ju mëson edhe si t’i zgjidhni ato duke i shpjeguar.
E veçanta e Photomath është se ju mjafton vetëm ta skanoni ekuacionin apo problemin që doni të zgjidhni me anë të kamerës së celularit tuaj, dhe vetëm për pak sekonda ajo prezanton rezultatin. Po të klikoni mbi rezultatin do t’ju shfaqet rruga e plotë e ndjekur për ta zgjidhur problemën hap pas hapi. Përveç kësaj ajo ka edhe një tastierë speciale që ju ndihmon t’i shkruani ekuacionet në mënyrën e duhur.
Programi ka më shumë se dy vite që është në treg, por këtë javë atij iu shtua një përditësim i ri, sipas të cilit kamera më të cilën skanohen ushtrimet mund të njohë edhe shkrimin e dorës, përveç atij digjital.
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare