Shumë shpejt, anëtarët e grupeve të WhatsApp mund të largohen prej tyre dhe të tjerët nuk do të njoftohen për këtë.
Është ky një tjetër ndryshim i WhatsApp që pritet të sjellë ndryshime në aplikacion përgjatë këtij muaji për 2 miliardë përdoruesit e tij.
Pra, kutia e njoftimit që shfaqet sa herë largohet një person, nuk do të jetë më e dukshme.
Përdoruesit nuk do të mund të shohin as cili anëtar është online, ndërsa deri më tani mundeshin të përcaktonin vetëm nëse personi tjetër mund të shihte që mesazhi është lexuar ose jo.
Pjesë e përditësimit do të jetë çaktivizimi i screenshots për fotot që dërgohen me opsionin Vieë Once, të cilat janë dizenjuar të zhduken pasi hapen.
Platforma e Meta është shprehur se të gjitha risitë kanë si qëllim përmirësimin e privatësisë në bisedat online./tch/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...