Vetura e Paul Roles, që është shofer i shërbimit të taksisë Uber, ka përfunduar në shkallët pranë rrugës në Somerset të Anglisë.
Shoferi 54-vjeçar, pretendon se përfundoi në atë hapësirë të pafavorshme, pasi përcolli verbërisht udhëzimet nga navigatori, transmeton Telegrafi.
Policia nuk po mendon njëjtë si ai, pasi pavarësisht udhëzimeve, nuk bën të hyhet në trotuar, që është i destinuar vetëm për këmbësorë.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë dënimi do t’i jepet, për shkak se rrezikoi në masë të madhe vetën dhe të pranishmit. Gjatë momentit të aksidentit, ai ka qenë dukë udhëtuar vetëm. /Telegrafi/
Lajçak: Normalizimi Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës, p...
Sulmet izraelite vrasin 29 njerëz në Gazë, teksa Hamasi hedh...
Rreth 2 mijë të vrarë në Liban nga konflikti mes Izraelit dh...
Moti i keq me intensitet të lartë të reshjeve, mobilizon Shq...
Rriten importet e makinave kineze në Afrikën e Jugut
Trajneri i Liverpoolit pranon se ka ‘vendim për të marrë’ pë...