WhatsApp tha se deri në 4 pajisje të tjera – si PC dhe tablet – mund të përdoren së bashku.
WhatsApp po teston një veçori të re që, për herë të parë, do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre, shkruan BBC.
Aktualisht, WhatsApp është i lidhur me telefonin e një përdoruesi. Aplikacionet e tij në desktop dhe në web kanë nevojë që të lidhen me celularin për të marrë e dërguar mesazhe.
Por risia që do të vijë shumë shpejt, do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe edhe nëse telefoni është i fikur.
WhatsApp tha se deri në 4 pajisje të tjera – si PC dhe tablet – mund të përdoren së bashku.
Si fillim, ky opsion do të jetë i vlefshëm vetëm për një grup të vogël përdoruesish dhe ekipi planifikon të përmirësojë performancën dhe të shtojë veçori të tjera para se ta mundësojë atë për të gjithë.
Kjo gjë është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit e WhatsApp, të cilët raportohen të jenë rreth 2 miliardë.
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator