Google ADS

Për shkak të kërkesës së dobët Apple redukton prodhimin

09:27 | 20 Nëntor 2018
A. B.

Sipas një raporti të medias, Apple ul urdhrat e prodhimit pasi kërkesa për iPhone bie.

Për shkak të një kërkese që pritet të bie për tre iPhone të fundit, Apple ka shkurtuar prodhimin e saj, sipas një raporti të medias.

Grupi i teknologjisë amerikane ka reduktuar urdhrat e prodhimit që nga shtatori, njoftoi Wall Street Journal të hënën, duke cituar burime të brendshme nga Apple.

Në Apple, askush fillimisht nuk ishte në dispozicion për komente

Më parë këtë muaj, njoftoi gazeta japoneze e biznesit “Nikkei”, Apple kishte planifikuar linja shtesë për prodhimin e iPhoneve të rinj.

Apple gjithashtu kishte pranuar kohët e fundit probleme teknike në disa iPhone dhe kompjutera. Të prekur janë pajisjet nga modeli premium i iPhone X nga një vit më parë dhe disa modele të MacBook Pro me ekran 13 inç.

Në fillim të nëntorit, Apple kishte tronditur tashmë tregun duke njoftuar se shitjet në tremujorin e rëndësishëm të Krishtlindjeve ndoshta do të ishin më të ulëta se sa pritej në Wall Street.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme