Në Azi një prodhues i makinave ka vendosur të mburret me një praktikë të re të shpërndarjes së makinave të reja.
Për të mbajtur në minimum mundësinë e transmetimit të infeksionit, prodhuesi indian Tata Motors ka vendosur të prezantojë shpërndarjen e makinave të tij në tullumbacet e sigurisë, transmeton Telegrafi.
Vendosja e automjetit në një tullumbace plastike zvogëlon mundësinë e përhapjes së virusit gjatë transportit në minimum, në mënyrë që konsumatori të marrë makinën në kushte pothuajse sterile.
Lëvizja e shkëlqyeshme e marketingut aktualisht funksionon vetëm me shpërndarës të zgjedhur dhe supozohet se do të bëhet një praktikë e rregullt në të ardhmen e afërt, të paktën kur bëhet fjalë për Tata Motors.
Gjegjësisht, Tata përdori kohën e pandemisë për të rinovuar gamën e tij dhe për të lansuar modele të reja, kështu që në fund ai regjistroi një rritje të shitjeve.
Në mënyrë që ta bëjnë shpërndarjen sa më të sigurt për klientin, ata kanë futur një program të plotë të dezinfektimit të automjeteve në zinxhirin e furnizimit, dhe që nga dhjetori edhe transportin e automjeteve në “flluska” të tilla sigurie. /ARBRESH.INFO/
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...
Mblidhen sot dy komisione parlamentare
Moti sot i vranët dhe me diell, mjegull në disa vende
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...