Për herë të parë makina pa shoferë në Europë – nga 2019-ta me rrugë të digjitalizuara

19:40 | 1 Dhjetor 2016
Arbresh.info
Trena, makina dhe autobus të lidhura në rrjet, semaforë që “dialogojnë” me automjetet. Por edhe avionë dhe anijë të unifikuara në një database të vetëm.
BE prezanton përmes një projekti gjigans, strategjinë e saj për të ardhmen, që do të jetë e prekshme në tre vjet, për një transport mjetesh autonom.

Në mjegullnajën që përfshin këdo që udhëton në Bruksel, projekti është surprizues. “Dixhitalizimi i transportit, nuk është një opsion, por një domosdoshmëri!” thotë Violeta Bulc, politikane sllovene, njëkohësisht drejtuese e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit në Bashkimin Evropian. Ajo shton se bëhet fjalë për të stabilizuar një tufë propozimesh komplekse deri në vitin 2019, kur do të bëhet realitet vetura e parë me drejtim autonom pa shofer.

Sipas TechSot.Al, deri ateherë ekspertët synojnë të bëjnë makinat “smart” në harmoni me infrastrukturën dixhitale. Ndërkohë kanë filluar testimet e urbanëve të aftë për t’u drejtuar nga piloti automatik, në Lisbonë, Paris, dhe Madrid. Projekti për një “Sistem Transporti Inteligjent”, pritet ta kalojë shifrën e 3 miliardë eurove.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme