Anëtarët e një grup kibernetik kanë arritur me sukses të vjedhin mbi 12.7 milionë dollarë nga bankomatët japonez në një sulm të koordinuar mirë të dielën.
Rreth 1400 bankomat në pjesë të ndryshme të qytetit ishin shënjestër e një operacioni dy orësh, njofton agjencia e lajmeve ‘Kyodo’, transmeton portali arbresh.info. Policia beson që aksioni është kryer me kredit kartela falso pasi informatat janë klonuar nga detajet e vjedhura nga një bankë në Afrikën Jugore.
Sipas ‘Kaspersky Lab’, thuajse të gjithë bankomatat në botë janë në rrezik nga bastisjet e tilla, madje disa pa pasur nevojë të instalohen ndonjë program keqdashës. Problem i madh vazhdon të jetë ende sistemi i tyre i pasigurt sepse shumica përdorin Windows XP./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA