Pavarësisht skandaleve, rritet numri i përdoruesve të Facebook-ut

14:26 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Numri i përdoruesve të Facebook-ut po vazhdon duke u rritur, pavarësisht skandaleve të privatësisë dhe kritikave rreth lajmeve të rrejshme.

Gjiganti i mediave sociale tha se numri i personave që hyjnë në sajt, të paktën një herë në muaj, u rrit 9% vitin e kaluar, me një shifër rreth 2.32 miliardë njerëz.Po ashtu nuk qëndron as frika se skandalet e privatësisë mund të kenë larguar reklamuesit, për shkak se treguesit e të ardhurave vjetore u rritën në 30 %,.

Rritja erdhi pavarësisht fushatave nxitëse për të ta shmangur këtë gjigant të teknologjisë. Themeluesi Mark Zuckerberg, tha se ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën  e drejtimit të kompaninë për t’u përqendruar  siç ka thënë ai, në çështjet më të mëdha shoqërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme