Kurioziteti i ca për protestën e disa përdoruesve kundër dizajnit të ri të Snapchat duket të ketë qenë një prej faktorëve kryesore që ndikuar në rritjen e shkarkimeve të aplikacionit.
Shkarkimet tu rritën me 71% javën e kaluar pas ridizajnimit të datës 6 Shkurt raportoi TechCrunch, transmeton PCWorld Albanian.
Në vetëm një javë në SHBA ka pasur 322,000 shkarkime të reja dhe krahasuar me një javë më parë, shkarkimet kishin rënë me 35%.
Ky interes mund ti japë Snapchat një shtysë entuziazmit të raportit financiar muajin e kaluar kur numri i përdoruesve ishte rritur me 5.05%.
Edhe AppAnnie e konfirmoi rritjen e numrit të shkarkimeve.
Javën e kaluar një koment negativ nga Kylie Jenner në Twitter ndaj pamjes së re të Snapchat bëri të vlera e kompanisë së tkurrej me 1.3 miliardë dollarë.
SimilarWeb thotë se numri i instalimeve është rritur me 33% pas datës 21 Shkurt.
Kur dizajni i ri erdhi në Shkurt, 1.2 milion përdorues nënshkruan një peticion që i kërkonin Snapchat rikthimin e pamjes së vjetër. Kompania premtoi ndryshime por jo rikthim tek dizajni i vjetër.
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë