Si dhe shumë elemente të teknologjisë së lartë, që E-Tron i ka në interier
Audi ka bërë të ditur së fundmi, se pasqyrat anësore të makinës së re elektrike, do të zëvendësohen nga kamerat, transmeton Telegrafi.
Këto janë kamera të njëjta siç i kemi parë edhe te konceptet e shumë veturave, por që kurrë nuk janë bërë pjesë e një produkti final.
Kësaj radhe, kemi të bëjmë me një SUV që është gati për prodhim, ndërsa i ka ato që mediat po i quajnë ‘pasqyra virtuale’.
Audi ka bërë të ditur se ato janë shumë më të vogla se pasqyrat e zakonshme, duke bërë që gjerësia e E-Tron të zvogëlohet për 15 centimetra. Forma e këtyre pajisjeve, do të zvogëlojë prerjen e ajrit, duke eliminuar zhurmën që bën era.
Gjithçka që merr objektivi, mund të shihet në një ekran prej 19-inch brenda derës, që ndodhet shumë pranë panelit.
Fokusin e kamerës, shoferi mund ta manipulojë vetëm duke rrëshqitur nëpër ekranin e ndjeshëm në prekje, përmes të cilit edhe mund të bëjë zmadhimin, varësisht nga nevoja. Videoja që mund ta shihni më poshtë, tregon edhe shumë elemente të enterierit të E-Tron, që ka teknologji shumë të lartë. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...