Zëvendësi i Aventadorit, do të rrisë numrin e Lamborghinive të elektrifikuar
Zyrtarë nga Lamborghini, konfirmuan se Aventador i ri, do të jetë pjesërisht elektrik, transmeton Telegrafi.
Gjatë një konference shtypi në Goodwood Festival od Speed, zyrtari i lartë i kompanisë Stefano Domenicali ka bërë të ditur se kjo makinë do ta ketë edhe më tutje motorin V12, por se e ka edhe pjesën elektrike.
“Vendimi është marrë dhe kjo pritet të na bëjë, shumë më ndryshe se të tjerët” ka thënë Domenicali. Pos Aventador, të njëjtin fat pritet ta ketë edhe Huracan, që do të mbajë motorin V10, ndërsa do t’i shtohen edhe përbërësit elektrik. Mirëpo, e para veturë që do të bëhet hibride, është Urus i ri, që pritet të arrijë në fund të kësaj dekade.
Burimet anonime bëjnë të ditur se Urus do ta ketë sistemin e njëjtë, sikur Porsche Panamera Turbo S E-Hybrid, që shfrytëzon dy motorë elektrikë, krahas atij me 4.0-litra që prodhon 671 kuajfuqi. /Telegrafi/
Samiti i organizuar nga Shtëpia e Bardhë, Balluku: Shqipëria...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Viti, i dyshuari bra...
Hoxha: Zyra e re për Rikuperimin e Aseteve do të përdorë int...
Gjenerallejtënant Jashari priti komandantin e kontingjentit ...
Publikohet orari për javën e katërt në elitën e basketbollit...
Sylvinho flet për organizimin e Evropianit për U21 mes Shqip...