Për herë të parë pas tetë vite do të ndryshohet ikona e kërkuesit Google Chrome.
Google vendosi që ky vit të jetë ku gjithçka do të modernizohet, dhe gjëja e parë çfarë po bën është ndryshimi i ikonës së Google Chrome.
Logoja origjinale e Chrome u shfaq në vitin 2008 dhe ishte në formatin 2D, e në vitin 2011 e ndërroi në 3D, kurse më 2014 modernizoi ikonën për herë të fundit dhe për tetë vite qëndroi e pandryshuar.
Google gjithashtu dëshiron që në çdo sistem operativ ikona për Chrome të duket e njëjtë – pasi që ka dallim në Windows, macOS dhe ChromeOS.
Nga sot ka filluar azhurnimi dhe ngadalë njerëzit do të kenë ikonën e re, e gjatë dy muajve të ardhshëm të gjithë përdoruesit në të gjitha platformat do të kenë pamje të re të ikonës së Chrome.
E në fund të marsit do të lansohet Chrome 100, ku do të përfshijë ridizajnimin dhe azhurnimin e këtij lloji.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...