Pas telefonit, Nokia mund të sjellë një tablet të madh

13:30 | 24 Janar 2017
Arbresh.info

Nokia tani nuk ndalet më. Pasi ka lançuar smartphone Nokia 6 bazuar në Android, për momentin në Kinë, tashmë do të lançojë dhe një tabletë të përmasave të mëdha, me një ekran prej 18.4 polsh.

Kompania historike e prodhimit të telefonëve rikthehet në treg pasi ka arritur kontratën 10-vjeçare për të përdorur brandin e Hmd Global, kompania finlandeze e prodhuar nga ish punonjësit e vetë Nokias.

Disa të dhëna për tabletin kanë dalë në faqen GFXBench, i cili ka bërë teste krahasuese mbi një pajisje që ka “Android FIH Edition” dhe FIH. Kjo e fundit është ndihmëse e Foxconn përgjegjëse për prodhimin e produkteve për Nokia-Hmd Global.

Mes karakteristikave të pajisjes është ekrani 18.4 polsh me rezolucion QHD prej 2560 x 1440, fotokamera e përparme dhe e mbrapme prej 12 megapiksle me kapacitet regjistrimi në 4K, me cilësi të lartë. Sistemi operativ i parashikuar është Android 7.0 Nougat./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme