Presidenti i Microsoft Brad Smith premtoi t’i japë ushtrisë amerikane teknologjinë më të mirë në kompaninë amerikane, duke përfshirë teknologjinë e inteligjencës artificiale.
Smith bëri vërejtjet në një intervistë me Maria Partiromo në Fox Business Network , duke shtuar se inteligjenca artificiale i duhet ushtrive në mbarë botën dhe se Shtetet e Bashkuara kanë kompanitë më të mira teknologjike, raporton Al-jazeera, përcjell portali arbresh.info
Megjithëse mbështetja teknike për ushtrinë amerikane nga kompanitë e teknologjisë është e qartë dhe nuk ka nevojë për ndonjë konfirmim, komentet e Brad Smith-it vijnë si shkak i theksit të Pentagonit mbi aftësinë e tij për të zënë vendin e kompanive të tjera.
Gjatë këtij viti, stafi i Google votoi për Projektin Marvin, një program pilot me Pentagonin për të siguruar teknologjinë e imazhit të mbështetur nga inteligjenca artificiale e automjeteve ajrore pa pilot.
Punonjësit e kompanisë nuk donin të përdorin inteligjencën artificiale për të prodhuar armë, dhe kompania iu nënshtrua dëshirës së vet dhe për këtë arsyje humben edhe vendin e tyre në tregun fitimprurës të mbrojtjes.
Microsoft dhe Amazon treguan vullnetin e tyre për të marrë rolin e Google në marrëveshje. Kompania më e mëdhe amerikane e teknologjisë, si Microsoft, tashmë po fiton para të majme nga shitjet e teknologjisë se avans uar në qeverinë federale të SHBA-së dhe agjencitë ushtarake.
Agjencia Bloomberg tha se ka vetëm një kontratë për të siguruar CIA-n me shërbimet cloud të Microsoft, që ndodhen gjatë këtij viti do të sjellin qindra miliona dollarë.
Amazon ka marrë një pozitë të ngjashme me Microsoft për të mbështetur ushtrinë amerikane, pasi Pentagoni është gati të japë një kontratë prej më shumë se 10 miliardë dollarë për një ofrues të vetëm cloud, ndoshta Amazon, përveç nëse rivalët e tjerë si Microsoft dhe Oracle mund ta bindin atë të ndajë projektin midis shumë ofruesve.
Theksohet se Google është tërhequr nga kjo marrëveshje sepse mund të bjerë në konflikt me vlerat e tyre, sipas deklaratës së kompanisë. /arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit