Google ADS

Pas madhësisë, tani zbulohet edhe dizajni i pajisjeve të ardhshme nga Samsung

15:22 | 23 Korrik 2015
Arbresh Info

Sipas shumë burimeve, Samsung Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge+ do të zbulohen pas vetëm tri javëve, kryesisht më 13 gusht. Pra, kanë mbetur më pak se një muaj deri në lansim dhe thashethemet dhe imazhet rreth këtyre dy pajisjeve nuk kanë të ndalur.

Galaxy S6 Edge Plus nuk duket ndryshe nga S6 Edge, e cila është një fabletë e lakuar në të dy anët, shkruan arbresh.info. Ndërsa, Note 5, sipas imazheve të zbuluara, është tërësisht i ngjashëm me paraardhësin e tij Note 4, të paktën kështu duket në foto.

Sidoqoftë, S6 Edge Plus pritet të ketë një ekran të madh se varianti standard si dhe një bateri prej 3000 mAh. Note 5 është thënë se do lansohet me 4GB RAM, bateri 4.100 mAh, procesor Exynos 7422/7420, kamerë prapa 16  megapiksel së bashku me opsion për stabilizimin optik të imazheve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme