Na pëlqen ose jo, mediat sociale janë një pjesë e rëndësishme e jetës sot.
Adoleshentët, kalojnë më shumë se gjysmën e orëve të tyre zgjuar në internet. Ju vetë e përdorni një pjesë të asaj kohe për të postuar foto, dhe për të hapur profile në llogaritë e mediave sociale. Por shumicën e kohës lexoni dhe reagoni ndaj postimeve të miqve dhe familjarëve tuaj.
Të klikosh mbi një ikonë, është një mënyrë e thjeshtë për të qëndruar në kontakt me të tjerët.
Por këto “like”, mund të kenë një fuqi që shkon përtej një lidhjeje të thjeshtë. Disa faqe në mediat sociale, i përdorin këto “like”, për të përcaktuar se sa njerëz e shohin përfundimisht një postim.
Një postim me me shumë pëlqime ka më shumë gjasa të shihet – dhe të marrë akoma më shumë klikime.
Për më tepër, shikimi i postimeve me shumë pëlqime aktivizon sistemin e shpërblimit në trurin tonë.
Kjo gjithashtu mund të ulë vetë-kontrollin e shikuesit. Dhe postimet që lidhen me alkoolin, mund të inkurajojnë adoleshentët të pijnë.
Kjo do të thotë se ajo që ju pëlqen në internet, ka fuqinë të ndikojë jo vetëm se çfarë i pëlqen të tjerëve, por edhe atë që bëni ju vetë.
Nuk është çudi që reagimet nga kolegët, ndikojnë në mënyrën se si sillemi.
Dhe jo gjithnjë për mirë.
Për shembull, në një studim të vitit 2011, adoleshentëve që iu kërkua të improvizonin sikur po ngisnin makinën në një laborator, “rrezikonin” më shumë kur kishin përreth miqtë e tyre.
Hulumtuesit vëzhguan trurin e adoleshentëve gjatë kësaj detyre.
Ata panë aktivitet të theksuar në një pjesë të truritm që përfshihej tek zona e shpërblimit.
Kjo sugjeron se këta adoleshentë po ndryshonin sjelljen e tyre, në përpjekje për të marrë miratimin shoqëror, shpjegon Loren Sherman, neuroshkencëtare konjitive në Universitetin Tempëll në Filadelfia.
Përfshirja në mediat sociale, mund t’iu japë njerëzve një ndjenjë të pëkatësisë dhe rëndësisë.
Por postimet mund të teprojnë se sa mirë ndjehen miqtë tanë dhe të tjerët, duke i bërë ato të duken shumë më të lumtur sesa ne.
Dhe kjo, në mënyrë të papërshtatshme, mund të na bëjë të ndihemi më pak të suksesshëm se ata.
Sherman donte të dinte nëse adoleshentët, bëjnë ndryshime të ngjashme në sjelljen e tyre, kur përdorin mediat sociale.
Për ta zbuluar këtë, ajo dhe ekipi i saj rekrutuan 32 adoleshentë për një studim.
Të gjithë përdorën fotografitë e dërguara nga llogaritë personale të Instagramit.
Studiuesit i përzierin fotot e adoleshentëve me fotografi të tjera nga llogaritë publike të Instagram.
Pastaj rastësisht u treguan gjysmën e imazheve që kishin më shumë pëlqime (midis 23-45, shumica kishin më shumë se 30).
Ata i dhanë gjysmës tjetër me jo më shumë se 22 pëlqime (shumica kishin më pak se 15). Fotot e pjesëmarrësve ishin të ndara në mënyrë të barabartë midis marrjes së disa ose shumë pëlqimeve.
Pëlqimet mund të kenë një efekt të lehtë, por të rëndësishëm mbi atë se si ndërveprojnë adoleshentët me miqtë në internet, thekson Sherman.
“Kjo mund të ndikojë edhe në tendencën e tyre për të klikuar”- shton ai. Reagimet pozitive ndaj fotove të tyre (në formën e shumë pëlqimeve), i bëjnë adoleshentët të mendojnë se miqtë e tyre e vlerësojnë atë që ata po postojnë.
Por, shikimi i fotove popullore të dikujt tjetër, nuk aktivizon domosdoshmërisht vetëm zonën e shpërblimit në tru.
Ndonjëherë shikimi i fotove të caktuara, ndikon direkt tek sjellja.
Për shembull, kontrolli njohës i ndihmon njerëzit të mbajnë vetëkontrollin. Gjithashtu i ndihmon ata të mendojnë për planet dhe qëllimet e tyre.
Rajoni i trurit i lidhur me kontrollin konjitiv, pritet të bëhet më pak aktiv kur sheh disa foto të caktuara.
Po çfarë lloj fotosh e “fikin” këtë rajon që kontrollon trurin?
Ata janë foto që shfaqin sjellje të rrezikshme, të tilla si pirja e duhanit apo e alkoolit.
Shikimi i fotove të tilla, mund t’i bëjë adoleshentët të heqin dorë nga vetë-kontrolli, kur bëhet fjalë për eksperimentimin me drogërat dhe alkoolin, shprehet e shqetësuar Sherman.
Klikimi është një akt i thjeshtë, por që mund të ketë rezultate komplekse.
Përdoruesit e mediave sociale, shohin vetëm momentet kryesore dhe më të mira të një feste.
Këto janë postimet që pëlqejnë të tjerët. Por njerëzit postojnë rrallë fotot e tyre të dehur, notat e dobëta në shkollë, apo lëndimet e pësuara si pasojë e pijes, vëren neuroshkencëtarja.
Sherman shpreson që të gjithë përdoruesit e teknologjisë, të reflektojnë për përdorimin prej tyre të mediave sociale.
Përvojat tona online, janë formuar nga opinionet e të tjerëve. Shkuarja pas turmës nuk është domosdoshmërisht e keqe, thotë ajo.
Por njerëzit, dhe sidomos adoleshentët duhet “të jenë të vetëdijshëm se ndikimi i bashkëmoshatarëve, është një faktor i vazhdueshëm, sa herë që ata përdorin mediat sociale”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...