Google ADS

Pas 3310, Nokia sjell tre smartphone

13:47 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Pas daljes së telefonit nostalgjik 3310 të prezantuar në Kongresin Botëror të Telefonëve në Barcelonë, Nokia vjen me tre smartphone.

Bëhet fjalë për Nokia 3, 5, 6 të projektuara nga HMD Global, që ka tashmë markën. Deri në fund të qesrhorit këto tre pajisje do të jenë në 120 tregje të botës.

Smartphone do të kenë sistemin operativ Android të versionit 7.1.1 Nougat. Nokia 6 është në krye të gamës. Ka një ekran prej 5.5 polsh full HD, proçesor Snapdragon 430, 3 GB Ram, fotokamera 16 megapiksel, bateria prej 3000 mAh. Versioni i limituar Arte Black do të jetë rreth 299 euro.

Ndërsa Nokia 5 dhe 3 kanë specifika teknike më të kufizuara dhe do të kenë respektivisht çmimet 229 dhe 139 euro. I pari ka një ekran prej 5.2 polsh vetëm HD, 2 GB memorie e brendshme, fotokamerë prej 13 e 8 megapiksel. Ndërsa Nokia 3 ka një ekran 5 polsh HD dy fotokamera prej 8 megapiksel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme