Të lokalizuara në zemrën e qytetit të makinave, kullat e makinave të Volkswagen janë të dukshme nga një distancë shumë e largët, pasi ato janë pothuajse ndërtesat më të larta në Wolfsburg të Gjermanisë. Sidoqoftë kullat nuk janë ndërtuar vetëm për t’u parë. Të gjitha makinat e prodhuara qëndrojnë aty, derisa blerësi i tyre i ri të zgjedhë njërën.
Kullat janë projektuar posaçërisht për të ruajtur makinat. Më e madhja nga ato është e lartë 487.6 metër dhe ka kapacitet rezervimi prej 400 makinash.
Mbi dy milionë konsumatorë kanë zgjedhur t’i marrin vetë makinat e tyre nga kulla e Volkswagen, që kur ajo u hap në vitin 2000. Mesatarisht atje merren 500 makina në ditë, pra makinat e reja rrinë aty për rreth 24 orë.
Vokswagen tha se kishte mjaft hapësirë për të ndërtuar edhe kulla të tjera shtesë, por ishte e kënaqur me dy pasi ajo punonte aktualisht me kapacitetin optimal të prodhimit.
Kullat lidhen me një tunel nëntokësor me qendrën kryesore të prodhimit të makinave në Wolfsburg, Gjermani. Njëri nga dy ashensorët e ndërtesës e tërheq makinën nga vendi i saj i parkimit dhe pastaj e ul altë në katin e parë. Pastaj makinat transferohen në qendrën e shpërndarjes ku vendoset licenca dhe i dorëzohet blerësit.
Volkswagen e lejon edhe hyrjen e vizitorëve në kullën e saj të makinave, prandaj nëse shkoni në Wolsburg, sigurohuni t’i bëni një vizitë edhe kullës madhështore të Volkswagen./ Arbresh.info.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...