Agjencia rregullatore e medias e Pakistanit të enjten rivendosi përdorimin e TikTok, pasi një gjykatë e ndaloi atë javë më parë dhe u kërkoi autoriteteve të sigurojnë që ajo të mos ketë përmbajtje “vulgare”.
Gjykata në Peshawar kishte lëshuar ndalimin në 11 Mars pas ankesave në lidhje me praninë e pretenduar të “përmbajtjes imorale dhe të pahijshme” në aplikacionin e njohur të mediave sociale, raporton AP.
Të enjten, pasi u këshillua me agjencinë e medias, ajo e shfuqizoi atë, transmeton arbresh.info.
Në seancë dëgjimore, zyrtari i lartë i agjencisë Tariq Gandapur tha se ishte vendosur kontakti me TikTok për të siguruar bllokimin e atyre që ndajnë përmbajtje të pahijshme. Aplikacioni, në pronësi të ByteDance të Kinës, është shkarkuar pothuajse 39 milion herë në Pakistan.
Pakistani dhe Kina janë aleatë të ngushtë në rajon. Vitin e kaluar, Pakistani gjithashtu kishte bllokuar TikTok për 10 ditë për të njëjtën çështje. /arbresh.info/
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...