Pajisjet më të mira të vitit 2016

22:33 | 1 Janar 2017
Arbresh.info

Si gjithmonë, një numër i madh pajisjesh lansohen brenda një viti, gjë që ndodhi edhe këtë vit.

Nëse shikojmë në dymbëdhjetë muajt e kaluar, nuk ka pasur ndonjë pajisje që ka befasuar të gjithë, por janë disa që kanë qenë më të veçanta.

Nga telefonat më të mirë e deri të dronët me aftësi që të palosen, Arbresh.info iu sjellë më poshtë pajisjet më të mira të vitit 2016.

  1. MicFlip

micflipNganjëherë pajisjet më të mira janë më të thjeshtat. USB kabllo Winnegear MicFlip është jashtëzakonisht e mirë pasi nuk ka asnjë mundësi që të vendoset në anën e kundërt për shkak se të dy anët janë të njëjta. Mbi të gjitha, kabllo është e mbrojtur nga najloni dhe është e gjatë 2 metra.

 

 

  1. OnePlus 3T 

oneplus-3t

Edhe pse i janë dashur disa gjenerata, OnePlus më në fund ka krijuar telefonin që ndryshe mund të quhet edhe më i miri, si nga çmimi ashtu edhe nga performancat. OnePlus 3T është një telefon me dizajn të jashtëzakonshëm me vetëm 440 dollarë, shumë më pak se telefonat e nivelit të njëjtë si iPhone 7 dhe Galaxy S7. Ju nuk do të keni mundësi të gjeni një telefon të mençur me specifika të tilla për një çmim të tillë.

 

  1. Dyson Sypersonic

dyson-sypersonicNëse keni dëshirë që edhe tharësja e flokëve të ketë një dizajn të mirë, atëherë produktet nga  Dyson duhet të jetë zgjedhja juaj. Edhe pse me një çmim jashtëzakonisht të lartë prej 400 dollarëve, Dyson Supersonic është një tharëse shumë e mirë e flokëve që ofron më shumë energji për t’i përshpejtuar tharjen e flokëve.

 

 

  1. Beats Solo 3

beats-solo-3Në kufjet pa tela Solo 2, Beats nuk ka pasur nevojë të përmirësojë asgjë tjetër përveçse jetëgjatësisë së baterisë. Kjo është pikërisht ajo që kompania ka bërë në kufjet Solo 3. Duke përdorur çipin W1 nga Apple (i njëjti që përdoret edhe në kufjet e reja AirPods), Beats ishte në gjendje të rrisë jetëgjatësinë e baterisë nga 12 orë në 40 orë. Ato kanë një zë të mrekullueshëm, janë të përshtatshme dhe tani me jetëgjatësi perfekte. Kjo sigurisht është e gjitha që i nevojitet një palë kufjeve.

 

  1. Acer Chromebook 14

acer-chromebook-14Laptopi Chromebook 14 nga Acer kushton sa gjysms e një MacBook-i nga Apple apo një laptopi nga Windows. Me një çmim prej vetëm 300 dollarëve, ju mund të prisni një Chromebook me funksione të dobëta, por Chromebook 14 nuk është i tillë. I krijuar plotësisht nga alumini, ky laptop vjen me ekran HD 14 inç, të gjitha madhësitë e porteve USB, hapësirë për kartë SD, një tastierë të gjerë dhe bateri të mirë (7-9 orë) që lë pas edhe laptopët e tjerë më të shtrenjtë. Ju mund të thoni që Chrome OS nuk është një sistem i vërtetë operativ për kompjuterë, por sigurisht që 99 për qind të kohës e kaloni në Chrome.

 

  1. Sony A6300

sony-a6300Nëse dëshironi një shpejtësi të madhe dhe kualitet të mirë, Sony A6300 është kamera e duhur për ju. Pasardhësi i A6000 është më i lehtë, ofron kualitet të jashtëzakonshëm në foto, ka një shpejtësi të madhe për fokusim, shkrep foto në 11fps dhe mund të regjistroj video deri në 4K.

 

 

  1. Go Pro Hero 5 Black/Hero 5

go-pro-hero-5-blackhero-5-sessionKohëve të fundit, Go Pro ka kaluar në një periudhë shumë të vështirë. Por, me lansimin e Hero 5 Black dhe Hero 5 Session, kompania ka rikthyer imazhin e saj. Dizajni i kamerës Hero 5 është krijuar në atë mënyrë që të jetë rezistent ndaj ujit pa pasur nevojë për ndonjë mbështjellës apo kopertinë. Po ashtu, komandimi përmes zërit, ekrani i ndjeshëm në prekje dhe integrimi i shërbimit GoPro Plus e bëjnë pajisjen edhe më të mirë.

 

  1. Google Pixel/Pixel XL

google-pixelpixel-xlEdhe pse me një dizajn jo të mirë, telefonat nga Google – Pixel dhe Pixel XL ofrojë eksperiencën më të mirë në platformën Android. Ata janë dy telefonat e vetëm me Google Assistand dhe mbështesin platformën Daydream VR. Kamera është e jashtëzakonshme, jetëgjatësia e baterisë është fenomenale dhe të dy telefonat kanë hapësirë për kufje tradicionale.

 

 

  1. Mac Book Pro

macbook-pro-with

Pavarësisht largimit të tre porteve USB-C, MacBook Pro i ri nga Apple vazhdon të jetë ende një pajisje e bukur. Si gjithmonë, ata janë më të hollë dhe më të lehtë. Sigurisht, njëra nga funksionet kryesore është Touch Bar, një ekran OLED i ndjeshëm në prekje që zëvendëson butonat në tastierë që shërbenin për kryerjen e funksioneve të caktuar, shkruan portali arbresh.info.

 

 

  1. NES Classic Edition

nes-classic-edition

Pajisja NES Classic Edition është një version i minimizuar i njësisë origjinale të Nintendos. Pajisja nuk ofron grafikë 4K, nuk ofron pamje përmes pajisje VR, nuk ofron lojëra online, madje as Netflix. E gjitha që merrni janë 30 lojëra, si Mario, Zelda, Donkey Kong, Metroid, etj., që janë në formatin 8-bit. Sidoqoftë, pajisja është e pa rezistueshme dhe kushton vetëm 60 dollarë.

 

 

  1. Razer Blade Stealth

razer-blade-stealthLaptopi Razer Blade Stealth është një laptop me Windows 10 që peshon 1.2 kg. Me një tastierë të ndritshme me plotë ngjyra, të gjitha portet USB, trup të ndërtuar nga alumini dhe procesor të gjeneratës të gjashtë në Intel Core i7, Bazer Blade Stealth mund të shfrytëzohet edhe për lojëra falë grafikës Intel HD Graphics 520.

 

 

  1. Amazon Echo

amazon-echoGjenerata e dytë Echo Dot veçohet për madhësinë e tij dhe çmimin. Pajisja e mençur shtëpiake në formë të rrumbullakët iu njofton për motin, ju lejon të lëshoni muzika dhe të kontrolloni pajisjet e tjera të mençura shtëpiake përmes komandave me zë, shkruan portali arbresh.info. Amazon Echo Dot kushton 50 dollarë.

 

 

  1. AirPod

apple-airpodsPavarësisht se nuk posedojnë tela, kufjet e reja Apple AirPods janë shumë të fuqishme. Ashtu si kufjet Solo 3 nga Beats, AirPods janë të pajisur me çip W1 nga Apple për një jetëgjatësi të baterisë sa më të lartë dhe konektim më të lehtë. Për një kohë të gjatë u dyshua që kompania nuk do të lansojë ato këtë vit, por një gjë të tillë e bëri së fundmi.

 

 

  1. DJI Mavic Pro

dji-mavic-pro

Ky është një dron i vogël, por shumë i fuqishëm sepse iu mundëson të regjistroni çdo moment që ndodhë në ajër. Mavic Pro është droni i parë nga DJI me aftësi që paloset. Po ashtu, droni është i pajisur me kamerë 4K që ofron gjithashtu një stabilitet të mirë.

 

 

6.Samsung Gear 360

samsung-gear-360

Gear 360 nuk është kamera e parë 360 shkallë për konsumatorët. Megjithatë, kjo është kamera më e mirë dhe më e lehtë për tu qasur përmes telefonave Galaxy nga Samsung. Gear 360 mund të regjistrojë video/foto me rezolucion të lartë 360 shkallë dhe është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

 

  1. Google Home

google-home

Rivali i Amazon Echos, Google Home është më i lirë por edhe më i bukur. I fuqizuar Google Assistant, Home punon ngjashëm si Echo, mund të kontrolloj dritat e mençura në shtëpi, të lëshojë muzikë apo t’iu tregojë motin.

 

 

  1. iPhone 7/ iPhone 7 Plus

iphone-7iPhone 7 dhe 7 Plus janë telefonat më të diskutuar të gjigantit Apple. Largimi i hapësirë për kufje dhe butoni i ri Home ngjallën reagime të mëdha në botë. Për nga pamja, dizajni i iPhone 7 duket i njohur, por ata janë ende telefonat më të mirë nga Apple dhe me performancën më të shpejtë në planet. Po ashtu, telefoni është rezistent ndaj ujit, ka jetëgjatësi të baterisë më të mirë, ofron kamerë të mirë dhe posedon platformë iOS 10.

 

  1. Samsung Galaxy S7/S7 Edge

samsung-galaxy-s7Samsung nuk është përmbajtur këtë vit. Kompania ka bërë një ndryshim të madh në të gjithë industrinë e telefonave të mençur me lansimin e pajisjeve të fuqishme Galaxy S7 dhe S7 Edge. Samsung iu përgjigj të gjithë kritikave ndaj Galaxy S6 dhe S6 Edge me gjeneratën S7. Rezultati ishte i shkëlqyer, ata janë telefonat më të mirë ne Android, kanë bateri me jetëgjatësi të madhe, ofrojnë mbushjen e baterisë përmes teknologjisë pa tela, kanë kamera lidere në treg dhe funksione shumë të përdorshme, përfshirë hapësirën për SD kartë dhe që janë rezistent ndaj ujit.

 

  1. HTC Vive

htc-vivePas shumë vitesh me prototipe dhe zhvillime, pajisjet VR si versionet për konsumatorë të Oculus Rift dhe HTC Vive u lansuan më në fund. Rift, i mbështetur nga rrjeti social Facebook, është një pajisje VR vërtetë kualitative, por Vive padyshim është pajisja që ofron eksperiencën më të mirë të realitetit virtual. Kontrolluesit me anë të dorës ofrojnë një mënyrë më natyrale dhe më intiutive për të “prekur” në botën virtuale krahasuar me kontrolluesin Rift-it.

 

  1. Snapchat

 

snapchat-spectaclesPas dështimit spektakolar të syzeve Google Glass, dëshira për të krijuar pajisje të tilla kishte rënë dukshëm nga të gjithë. Por, ndryshe nga të tjerët, Snapchat arriti të krijojë ato syze me kamerë në formë mjaftë interesante dhe me pamje të mrekullueshme .

Të njohura si Spectacles, syzet janë një produkt mjaftë i thjeshtë me aftësi për të regjistruar video. Ndryshe nga syzet Google Glass, Spectacles nuk kanë ndonjë ekran apo diçka tjetër shtesë që do bënte më të komplikuara, shkruan portali arbresh.info.

Pjesa harduerike dhe formati unik i videove është një tjetër pjesë e shkëlqyer e syzeve nga Snapchat. Për shumë kompani, Spectacles mund jetë vetëm një “lodër”, por nuk duhet mohuar që ato janë shpikja që ka ngjallur më shumë kureshtje se çdo produkt tjetër këtë vit./A.Namani/Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme