Testi përdor një “hundë elektronike” të aftë për të zbuluar kimikatet e prodhuara nga kanceri.
Testimet njerëzore do të zhvillohen këtë vjeshtë në dy spitale të NHS dhe dy në SHBA, duke përfshirë qindra pacientë.
Testet jo invazive, që synojnë fillimisht gjetjen e kancerit të mushkërive, do të obligojnë pacientët të marrin frymë përmes një gypi për një minutë, me analizën që do të dërgohet në një super kompjuter.
Pajisja zbulon kimikatet e prodhuara nga secili kancer, i njohur si ‘komponim organik i paqëndrueshëm’ dhe mund të ndihmojë në gjetjen e kancerit në faza shumë të hershme.
Testet ofrojnë një nivel të lartë të saktësisë duke punuar në nivelet e nanopjesëve, thonë ekspertët.