Google ADS

Ora e mençur LG, një hap para daljes në treg

12:15 | 11 Qershor 2018
A. B.

LG është duke punuar shumë për një orë të re të mençur, të quajtur “LG Timepiece” dhe kjo mund të dalë shumë shpejt në shitje, pasi ajo ka hyrë në listën e Komisionit Federal për Komunikim (FCC).

Kjo listë nuk zbulon shumë rreth orës, përveç faktit se kjo orë do të përmbajë Bluetooth dhe Wi-Fi, gjëra të cilat nuk kanë tendencë të përfshihen kur kalojnë në listën e FCC- deri para kohës së daljes në shitje.

Sipas thashethemeve kjo orë pritet të lëshohet në këtë muaj.

Gjithashtu sipas thashethemeve të mëparshme, “Timepiece” thuhet se do kombinojë një eksperiencë tipike me mjete mekanike, duke e lejuar atë të vazhdojë të tregojë kohën për më shumë se një orë të mençur normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme