Google ADS

Oppo R9S lansohet në fund të këtij viti

10:05 | 28 Qershor 2016
Arbresh Info

Kompania kineze e telefonave të mençur, Oppo është duke përgatitur për lansim dikur vonë gjatë këtij viti pasardhësin e telefonit të tij R9. Telefoni i ardhshëm pritet të jetë R9S, i cili supozohet të posedojë trup të hollë metalik ngjashëm si R9.

Raportet gjithashtu pretendojnë që pajisja do të jetë me procesor Qualcomm SoC, megjithëse emri i çipit nuk është zbuluar ende, shkruan portali arbresh.info.

Po ashtu, R9S pritet të ofrojë edhe teknologjinë për mbushje të shpejtë. Ky telefon mund të posedojë “Super VOOC”, i cila është në gjendje të mbush një bateri prej 2500 mAh brenda vetëm 15 minutave./arbresh.info

oppo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme