Telefoni i mençur Oppo R7s, që është certifikuar nga TENAA në muajin shtator, do zbulohet këtë muaj. Bazuar në kompaninë kineze, pasardhësi i telefonit R7 do prezantohet këtë vit gjatë eventin GITEX që do mbahet në Dubai më 18 deri 22 tetor.
“R7s do i ofrojë konsumatorëve një bateri më të madhe, një ekran më të madh si dhe do dyfishoj hapësirën për akumulimin e të dhënave në krahasim me R7”, tha Oppo në një deklaratë për media, transmeton arbresh.info.
Nga ajo që është kuptuar deri tani, pajisja do ketë procesor Snapdragon 615 SoC me 1.5GHz, ekran 5.5 inç AMOLED me kualitet të plotë HD, 3GB RAM, 32GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave, kamerë frontale 8 megapiksel, kamerë prapa 13 megapiksel, dhe platformë Android 5.1.1 Lollipop.
Së bashku me R7s, Oppo do lansoj edhe R7 Plus, R7 Lite, Mirror 5 si dhe R7 Plus FC Barcelona Edition gjatë këtij eventi./arbresh.info
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...