Deri më tani i disponueshëm vetëm për përdoruesit që paguajnë 20 dollarë në muaj për ChatGPT+, aplikacioni desktop i ChatGPT për Windows tani është i hapur për përdoruesit që duan të përdorin chatbot-in popullor pa paguar një abonim.
OpenAI ka lansuar aplikacionin ChatGPT për Windows, i pajtueshëm me Windows 10 dhe 11, kështu që tani të gjithë mund ta përdorin – pavarësisht nëse paguajnë apo jo, të ndërveprojnë me ChatGPT përmes uebit, aplikacionit celular ose nga desktopi i tyre, transmeton Telegrafi.
Ajo që e dallon qasjen përmes aplikacionit të ri është integrimi i tij pak më i thellë me Windows. Kështu, ai mbështet shkurtesat e tastierës, për shembull për hapjen e shpejtë të një dritareje për të bërë pyetje, kopjimin e përgjigjes së fundit dhe të ngjashme.
Për më tepër, është më e lehtë të transferoni “screenshot” drejtpërdrejt në aplikacion, të shkrepni fotografi me kamerën e integruar në ueb, ndërsa abonentët mund t’i bëjnë pyetje chatbot-it edhe me zë.
Për më tepër, përvoja e përdorimit të aplikacionit ose uebit është identike, shpejtësia e gjenerimit të përgjigjeve është pothuajse e njëjtë dhe kujtesa e historisë së bisedave funksionon në të dy ndërfaqet (me kusht që të jeni identifikuar me të njëjtën llogari), kështu që pyetjet që filluan në një vend mund të vazhdohen lehtësisht në tjetrin.
Gjithashtu, qasja në modele është e njëjtë, kështu që përdoruesit falas mund të përdorin GPT-4o mini, me qasje të kufizuar në modelin më të avancuar GPT-4o.
Aplikacioni ChatGPT për Windows është i disponueshëm për shkarkim përmes dyqanit zyrtar të aplikacioneve të Microsoft.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...