OnePlus 3T, zbulohet data e lansimit

15:04 | 9 Nëntor 2016
Arbresh Info

Kompania kineze OnePlus ka shfrytëzuar profilin e saj në rrjetin social Twitter për të njoftuar se do të lansojë një telefon të mençur me procesor Snapdragon 821, i cili thuhet se do të quhet OnePlus 3T.

OnePlus ka arritur të mbajë detajet e tjera sekrete duke zbuluar vetëm se do të përdorë procesorin nga Snapdragon që do të ketë 2.3GHZ, ngjashëm si Asus ZenFone 3, Google Pixel dhe Xiaomi Mi Mix, shkruan portali arbresh.info.

Sidoqoftë, thashethemet për OnePlus 3T nuk kanë munguar, pasi telefoni i ri është thënë se do të ketë gjithashtu kamerën e re nga Sony- IMX395, që do të jetë 20 megapiksel me hapje f1.7.

OnePlus 3T do të prezantohet të martën më 15 nëntor./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme