OnePlus 3/3T përditësohen me Android Nougat

15:38 | 31 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Muajin e kaluar, OnePlus premtoi që Android Nougat për OnePlus 3T dhe OnePlus 3 do të jetë në dispozicion para përfundimit të vitit. Ky vit mbaron sot dhe fatmirësisht përditësimi me platformë Nougat do të jetë në gjendje të shkarkohet nga dy telefonat.

Themeluesi i OnePlus, Carl Pei ka konfirmuar përmes rrjetit social Twitter që përditësimi stabil i platformës Android Nougat do të jetë vonë gjatë ditës së sotme në dispozicion për dy telefonat e lartpërmendur, shkruan portali arbresh.info.

Sidoqoftë, nëse nuk mund të prisni deri në publikimin e versionit stabil, atëherë ju mund t’a instaloni platformën Nougat në versionin Beta që aktualisht është në dispozicion tek forumi i OnePlus-it, megjithë vetëm për OnePlus 3T./arbresh.info

https://twitter.com/getpeid/status/815171434007986176?ref_src=twsrc%5Etfw

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme