Google ADS

Office 365 disponueshëm për kompjuterët Mac

10:17 | 26 Janar 2019
Arbresh.info

Microsoft lançoi ditën e Enjte suitën Office në dyqanin e aplikacioneve Mac App Store. Gjigandi i softuerit kishte premtuar aplikacionet Office në fund të 2018-ës për Mac dhe pas një shtyrje të vogël më në fund kanë mbërritur.

Word, Excel, PowerPoint, Outlook, OneNote dhe OneDrive janë të gjitha të përfshira si pjesë e paketës Office 365.

Për të përdorur katër të parët duhet të keni një abonim Office 365. Më i rëndësishëm është fakti se aplikacionet mund të përditësohen nga App Store.

Apple gjithashtu mirëpriti aplikacionet e Microsoft ku një drejtues i lartë i Apple shprehu mirënjohje për Microsoft.

Microsoft do të ofrojë një muaj falas Office 365. Pastaj në vijimësi do të kushtojë 69.99 dollarë për Office 365 dhe 99.99 dollarë për Office 365 Home. Kjo e fundit vlen për gjashtë kompjuter dhe secili me 1TB memorie OneDrive dhe 60 minuta Skype.

 

Të ngjashme