Akuza të reja për kolosin e mediave sociale Facebook, pas rastit Cambridge Analytica.
Kompania amerikane ”Six4Three” denoncoi pranë një gjykate kaliforniane, sepse sipas saj, Facebook kishte mbledhur informacione në mënyrë të paligjshme mbi përdoruesit dhe miqtë e tyre.
”Në këtë denoncim dyshimi u referohet shumë e-maile midis menaxherëve të Facebook-ut, përfshire edhe Mark Zuckerberg-un”, shkruan ”The Guardian”.
Sipas blogut të specializuar Cnet, disa nga metodat e përdorura janë vendndodhja e përdoruesve, leximet e mesazheve, përgjimet nëpërmjet telefonit dhe përgjimet e telefonatave midis përdoruesve.
Këto gjëra kanë ndodhur në 2015 dhe që nga ajo kohë ”Six4Three” nuk është më operativ në treg.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...