A e dinit se logo e kompanisë Apple në telefonat smart nuk është vetëm pjesë e dizajnit por ka një funksion të fshehtë?
Logo e mollës në pjesën e pasme të telefonit funksionon edhe si buton sekret. Në modelet e fundit të iPhone ky funksion quhet “back tap” dhe mund të përdoret si një “shortcut”.
Për ta aktivizuar duhet të shkoni në “Settings” dhe më pas në kategorinë “Touch”. Në fund fare do të gjeni opsionin “Back Tap” dhe pasi ta klikoni mund të zgjidhni nëse doni të aktivizohet duke e prekur dy herë (double tap) apo tre herë. Më pas zgjidhni aplikacionin që dëshironi të hapet përmes këtij butoni sekret.
Ky opsion funksionon vetëm nëse keni iOS 14 dhe një prej modeleve iPhone 11, iPhone 11 Pro iPhone 11 Pro Max, iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR, iPhone X, iPhone 8, iPhone 8 Plus, iPhone 7, iPhone 7 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE (1st generation), iPhone SE (2nd generation), and iPod touch (7th generation).
Mbyllni telefonin, kthejeni në pjesën e pasme dhe provojeni.
Policia shqiptoi 1 mijë e 807 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Një arkatare e një marketi në Prishtinë raporton 200 euro të...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se sulmuan një ...
Arrestohet punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtin...
Babai në Viti e lajmëron të zhdukur vajzën e tij të mitur
Rama ndan albumin e fotografive nga Java e Kombeve të Bashku...