Nuk do të besoni se çka ka bërë ky njeri pasi e përplasi veturën për muri

02:04 | 2 Janar 2017
Arbresh.info

Ji Chang Son nga Shtetet e Bashkuara, e ka paditur kompaninë Tesla, pasi e ka përplasur makinën Model X për murin e shtëpisë.

Ai pretendon se vetura elektrike ka filluar të shpejtonte vet dhe është ndeshur për garazhin e dhomën e ndejës.

Për pasojë, së bashku me një person tjetër që ishte brenda, ai ka marrë lëndime të konsiderueshme, por pa rrezik për jetë.

Për shkak të lëndimeve dhe dëmtimit të shtëpisë dhe makinës, Son e ka paditur kompanisë Tesla, duke kërkuar kompensim dhe dëmshpërblim.

“Automobili ka filluar të lëviz spontanisht dhe me shpejtësi të lartë, duke shkuar në drejtim të padëshiruar. Shoferi nuk ka mundur ta ndalojë, derisa është përplasur për muri dhe disa objekte druri”, shkruan mes tjerash në ankesën e dërguar në gjykatë, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, zyrtarë të kompanisë nuk kanë thënë asgjë, ndërsa janë duke bërë hetim të brendshëm të këtij rasti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme