The Intercept dhe CBC News raportojnë që në vitin 2012, Agjencia e Sigurisë Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara (NSA) së bashku me disa aleatë të ashtuquajtur ‘Five Eyes’ kanë zhvilluar një plan për të rrëmbyer të dhënat e lidhjeve në Google Play dhe dyqanin e kompanisë Samsung në Android:
Si pjesë e pilot projektit të koduar ‘IRRITANT HORN’, agjencitë ishin duke zhvilluar një metodë për të hakuar dhe rrëmbyer përdoruesit e telefonave të lidhur me aplikacionet në mënyrë që ata të jenë në gjendje të dërgojnë “implante” keqdashëse tek pajisjet në shënjestër. Implantet më pas mund të përdoreshin për të mbledhur të dhëna nga telefonat pa e vërejtur përdoruesit.
Agjencitë kanë qenë paraprakisht të interesuara në regjionin e Afrikës, kryesisht në Senegal, Sudan dhe Congo, por aplikacionet e dyqaneve të shenjëstruara ishin të vendosura në një sërë vendesh, përfshirë një server të aplikacionit të dyqanit nga gjiganti kërkimor Google në Francë dhe serverët e tjerë për shkarkim të aplikacionit në Kuba, Maroku, Zvicër, Bahamas, Holandë dhe Rusi.
Një tjetër plan i këtyre agjencive ishte shfrytëzimi i një lëshimi në shfletuesin UC Browser, i cili është një aplikacion për qasje në ueb i përdorur shumë në Azi, Kinë dhe Indi, transmeton arbresh.info. Edhe pse UC Browser nuk është i njohur shumë në vendet perëndimore, shfletuesi ka miliarda përdorues në Azi, të cilët e bëjnë të jetë njëri nga shfletuesit më të famshëm në botë.
Në këtë rast, agjencitë spiune kanë vendosur njerëzit e zakonshëm në rrezik me keqpërdorimin e të metave të sistemeve operative në vend që të raportojnë për rregullimin e tyre.
NSA dhe agjencitë e tjera inteligjente në Britani të Madhe, Australi, Kanada dhe Zelandë të Re nuk pranojnë të zbulojnë të vërtetën rreth këtij informacioni, gjë që sigurisht për përdoruesit e sistemeve të mëdha operative nuk është e pëlqyer./arbresh.info
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre