Google ADS

Nokia lanson dy telefona të ri

16:54 | 13 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Në fillim të këtij muaji, HMD Global ka njoftuar zyrtarisht se ka hyrë në tregun e telefonave të mençur. Tani, kompania ka njoftuar se ka lansuar dy telefona – Nokia 150 dhe Nokia 15 Dual SIM.

Telefonat nga Nokia ishin të njohur mirë për qëndrueshmërinë dhe HMD premton të njëjtën gjë në dy njësitë e lansuara, shkruan portali arbresh.info. Telefonat nga Nokia kanë ekran 2.4 inç me ekran QVGA, FM Radio dhe program për dëgjimin e muzikave MP3. Përveç kësaj, telefonat e ri vijnë me lojën e famshme Snake Xenzia të instaluar paraprakisht.

HMD Global ka të drejtën ekskluzive për të shitur telefonat e ardhshëm të brendit Nokia, telefonat e mençur me Android dhe tabletat për dhjetë vitet e ardhshme.

Specifikat e Nokia 150 dhe Nokia 150 Dual SIM:

  • Ekran 2.4 inç(240x302p) QVGA
  • Sistem Operativ Nokia Series 30+
  • Memorie për ruajtjen e të dhënave që mund të rritet deri në 32GB përmes kartave microSD
  • Kamerë VGA me blic LED
  • FM Radio, program për dëgjimin e muzikave MP3
  • Dimensionet:  118.0×50.2×13.5mm Pesha: 81.0 gram
  • 1020 bateri

Nokia 150 dhe Nokia 150 Dual SIM vijnë me ngjyrë të zezë dhe të bardhë për një çmim prej 26 dollarë. Telefonat do të jenë në dispozicion në mbarë botën në treg të caktuar. Brenda tremujorit të parë të vitit 2017 do të jenë në dispozicion në Evropë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme