Google ADS

Nokia 9 (2018) vjen me skaner për gishta nën ekran

14:11 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Së fundmi, është raportuar se HMD Global së shpejti do të lansojë smartfonin e ri Nokia 9 (2018).

Gjithashtu, është raportuar se smartfoni i ri pritet të vijë me ekran 5.7-inç pothuajse pa skaje dhe me raport prej 18:9, si dhe me procesorin e teknologjisë së fundit Snapdragon 845, transmeton Koha.net.

Sipas një raporti të ri të lëshuar sot nga Kina, thuhet se Nokia 9 (2018) do të vijë me skaner për gishtërinj të vendosur nën ekran, raporton Phone Arena.

Po ashtu, thuhet se kompania e njohur kineze Vivo do ta furnizojë me skanerë të tillë për gishtërinj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme