HMD lëshon telefonin Nokia 3210 në një maskë të re dhe telefoni klasik i viteve nëntëdhjetë vjen në një variant modern.
Telefoni i ri Nokia 3210 ka marrë veçori moderne, të tilla si mbështetje 4G, si dhe ngjyra të freskëta.
Telefoni ka një ekran 2.4 inç, fuqizohet nga një procesor Unisoc T107 dhe mundësohet nga një bateri 1450 mAh. Për ruajtjen e të dhënave, ka 64 GB deri në 128 GB memorie të brendshme, si dhe një slot për microSD.
Është interesante se Nokia 3210 i ri do të ketë një kamerë 2MP në anën e pasme, edhe pse modeli origjinal vjen nga një kohë kur telefonat nuk kishin ende kamera.
Në mënyrë të pashmangshme në telefon do të instalohet loja e njohur “Gjarpri”.
Telefoni i ri Nokia 3210 do të jetë në dispozicion me një çmim prej 89 euro dhe pritet të dalë në shitje nga fundi i muajit maj. /Telegrafi/
HMD is bringing back the Nokia 3210. The modern twist on a 90’s classic includes new colors and 4G support https://t.co/UOGZKaNdzg pic.twitter.com/l0kPSClHtB
— Tom Warren (@tomwarren) May 8, 2024
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja