Samsung ka prezantuar në Paris në një event dy televizorët e rinj të linjës së saj premium, QLED dhe “The Frame”.
“Në Samsung, ne përpiqemi t’i pajisim klientët tanë me teknologjinë më të avancuar për të ofruar një përvojë të pakrahasueshëm shikimi dhe dizajn të përparuar që plotëson jetën e tyre të përditshme. Me dizajnin special, funksionalitetet smart dhe cilësinë e imazhit, linja e re e 2017 e çon Televizionin në një Epokë të Re”, tha HS Kim, President i “Visual Display Business” në Samsung Electronics.
Televizorët e fundit QLED janë dizenjuar duke patur në mendje konsumatorin dhe janë fokusuar në adresimin e tre drejtimeve kyçe – të njohura si Q Style, Q Smart dhe Q Picture, transmeton tch. Edhe këtë herë Samsung ka punuar me Yves Behar, një dizenjues i njohur Zvicerian, për të krijuar televizorin inovativ “The Frame” dhe u ofron konsumatorëve një kryevepër elegante që kombinohet në mënyrë perfekte me pjesën e brendshme të çdo shtëpie.
Q Smart ka të bëjë me përmirësimin e përvojës argëtuese në shtëpi, më shumë opsione zëri, identifikim të këngëve në sfond të filmave, etj.
Q Style, i dizenjuar për tiu përshtatur çdo stili jetese, tashmë të gjitha kabllot do të jenë në një rilidhës të padukshëm.
Q Picture, kombinimi perfekt i ngjyrave dhe ndriçimit. Televizori QLED i sapo lançuar e çon teknologjinë quantum dot në një nivel tjetër me avancimet në efikasitetin e ndriçimit, stabilitetin dhe me një spektër të gjerë të ngjyrave.
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...